Çdo model hidrologjik, parashikim i prodhimit të hidrocentraleve apo plan menaxhimi bregdetar kërkon matje të sakta në terren. Në Shqipëri, mungesa e të dhënave të vazhdueshme hidrometrike e bën të domosdoshme kryerjen e fushatave të dedikuara të matjeve.
Fushata matjesh të prurjeve me ADCP
STREAM Sh.p.k. planifikon dhe kryen matje të prurjeve në lumenj, kanale dhe grykëderdhje me pajisje ADCP (Acoustic Doppler Current Profiler) në regjime të ndryshme ujore. Këto matje shërbejnë për ndërtimin e kurbave të tarimit (nivel–prurje), bilancet ujore të HEC-eve dhe monitorimin e shkëmbimit ujor të lagunave.
Rilievi Batimetrik & Sedimentimi
- Batimetria e rezervuarëve dhe liqeneve: Matje me ekokandil dhe GNSS me saktësi të lartë për të përditësuar kurbat vëllim–kuotë dhe humbjen e kapacitetit nga sedimentet (si në Bovillë apo Ulëz).
- Monitorimi bregdetar dhe i lagunave: Profile batimetrike, regjistrues automatikë të nivelit të ujit dhe tregues fizikokimikë (si në Lagunën e Nartës dhe Zvërnec).
Monitorimi bregdetar & lagunor · Studimet batimetrike · Na kontaktoni
